Gjobat për prindërit të cilët largojnë fëmijët nga shkolla pa mungesa të autorizuara nga autoritetet përkatëse në Britani, do të rriten muajin e ardhshëm. Është ky udhëzimi i bërë nga qeveria, me qëllim përmirësimin e frekuentimit të shkollave nga fëmijët.
Nga java e ardhshme, gjobat për mungesat e paautorizuara do të rriten deri në 40 paund.
Kjo shënon rritjen e parë që nga prezantimi i sistemit në 2013.
Pra, kur gjobiten prindërit?
Fëmijët lejohen të mungojnë në shkollë vetëm për arsye shëndetësore, ose nëse u është dhënë leje nga shkolla paraprakisht.
Prindërit mund të bëjnë një kërkesë për t’i larguar fëmijët e tyre nga shkolla, por duhet të ketë “rrethana të jashtëzakonshme” dhe do të nevojitet autorizimi i drejtori të shkollës përkatëse.
Sipas rregullave të reja të krijuara nga qeveria konservatore, të gjitha shkollave do t’u kërkohet të marrin në konsideratë gjoba kur fëmija ka humbur të paktën pesë ditë shkollë për arsye të paautorizuara.
Çfarë ndodh nëse vazhdoni të gjobiteni?
Nëse një prind merr një gjobë të dytë për të njëjtin fëmijë brenda një periudhe trevjeçare, kjo do të tarifohet me një tarifë më të lartë prej 160 paundsh.
Një prind mund të marrë vetëm dy gjoba brenda një periudhe trevjeçare dhe pasi të jetë përmbushur kjo, mund të merren parasysh veprime të tjera.
Kjo përfshin një urdhër prindërimi ose ndjekje penale.
Prindërit që ndiqen penalisht dhe shkojnë në gjykatë për shkak se fëmija i tyre nuk ka ndjekur shkollën, mund të gjobiten deri në 2500 paund.
Ku shpenzohen paratë?
Udhëzimi i qeverisë thotë se çdo para e mbledhur nga gjobat duhet të përdoret nga autoriteti vendor për të mbuluar kostot e administrimit të sistemit.
/rtsh.al/