Qëllohet me breshëri armësh në drejtim të një lokali në Shkodër.
Policia vendore thotë se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të T. P., 56 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime mëtejshme.