Ballina Vendi Braçe reagon për rritjen e çmimit të druve:Është grabitje dhe grabitjet ndëshkohen!

Braçe reagon për rritjen e çmimit të druve:Është grabitje dhe grabitjet ndëshkohen!

1

Dimri po afron dhe në zonat malore ngrohja bëhet kryesisht me dru, por edhe për këtë është rritur çmimi. Për këtë ka reaguar deputeti socialist, Erion Braçe.

I revoltuar, në një postim në Facebook ai thotë se është grabitje e madhe që çmimi i druve të zjarrit të shkojë nga 3500 në 7000 mijë lekë metri.

“Po si nuk doli njëri tu bëjnë llogarinë. Sa naftë e sa benzinë harxhoni që nga 3500 lekë e keni çuar çmimin e druve 7000 leke; 200%!!!! Është grabitje dhe grabitjet ndëshkohen”, shkruan Braçe.

Reagimi i Erion Braçes

PO ÇMIMIN E DRUVE TE ZJARRIT

PERSE E RRISNI???

Çfarë do thoni, është rritur çmimi i ushqimit për pemët?

Mos u bëni idiote!

Do thoni qe është rritur euro dhe dollari edhe me shume?

Mos u bëni qesharake!

Aaaaaa pooo, është rritur nafta për transport dhe benzina per sharra;

Këtë do thoni?

Po si nuk doli njeri tu bëjnë llogarine;

Sa nafte e sa benzine harxhoni qe nga 3500 leke e keni cuar çmimin e druve 7000 leke;

200%!!!!

Eshte GRABITJE E GRABITJET NDESHKOHEN!