Bordi i Transparencës vendosi pas mbledhjes së radhës, zhvilluar këtë të premte që çmimi i naftës të jetë 238 lekë për litër.
Benzina do të shitet me çmimin 218 lekë për litër, ndërsa gazi me çmim 81 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Korrik ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.