Ballina Lajme Sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar vëllain dhe shokun, Anri Kashiku...

Sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar vëllain dhe shokun, Anri Kashiku shpallet Dëshmor i Atdheut

1

Kryeministri Edi Rama ka shkuar për ngushëllim në familjen e Anri Kashikut, i cili humbi jetën ditën e djeshme duke u futur në det për të shpëtuar vëllai dhe shokun e tij.

18-vjeçarit Anri Kashiku nuk u mendua dy herë kur ka parë se i vëllai dhe shoku i tij po rrezikonin të mbyteshin. Ai u fut në det fillimisht me pedalonë por në një moment mjeti filloi të mbytej.

Më pas Anri ka vendosur të mos e marrë mjetin, duke shkuar të shpëtojë vëllain dhe shokun e tij me not. Ai arriti t’i shpëtonte dy adoleshentët, por në këtë përpjekje shpëtimi i riu humbi jetën.

Sot familja e Anri Kashikut ka hapur dyert e mortit për të përcjellë djalin e tyre, i cili tashmë konsiderohet një hero nga të gjithë.