Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për karburantet në vend. Në mbledhjen e kësaj të mërkure, është vendosur që çmimi i naftës të jetë 193 lekë, ku ka një ulje prej 4 lekësh.
Çmimi i një litri benzinë ka mbetur po i njëjtë, 190 lekë.
I njëjtë ka mbetur edhe çmimi i një litri benzinë, që do të tregtohet me 80 lekë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 8 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.