Ballina Lajme Nuk të erdhi keq për nënat që ua more vajzat’? E motra...

Nuk të erdhi keq për nënat që ua more vajzat’? E motra e Dan Hutrës bën apelin prekës me rastin e 8 Marsit

1

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin para pak ditësh, kur Dan Hutra vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera.

Motra e tij, Asija, ka folur në lidhje me vrasjet makabre të kryera nga vëllai i saj. Ajo shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe theksuar se e gjithë familja e saj është e tronditur për këto ngjarje makabre.

Ndër të tjera tregoi edhe se dy vëllezërit e tjerë, kanë shkëputur lidhjet me Dan Hutrën.

“Stop dhunës ndaj vajzave dhe grave”, tha ajo, teksa u shpreh se nuk arrinte të kuptonte se si vëllait të saj, Dan Hutrës nuk i erdhi keq për nënën dhe gjithë dhimbjen që shkaktoi.

“Ti thuhet STOP dhunës ndaj vajzave. ‘Nuk të erdhi keq për nënat që ua more vajzat? Nuk të erdhi keq që ke motër vetë? Nuk të erdhi keq për nënën tënde që ka ngelur në qoshe?’, tha motra e tij për News24.

“Na varrosi për së gjalli”, rrëfehet motra e Dan Hutrës: I shkova në burg dhe i thashë, “pse s’u vetëvrave”

Gjithashtu ajo shpreh se në protestën e dy marsit, të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kishte dëgjuar të flitej për vrasjet e 3 grave nga Dan Hutra në Tiranë.

“Më ka bërë përshtypje se në protestën e 2 marsit kam dëgjuar që ‘do marrim peng motrat e Dan Hutrës’. Asnjë motër nuk do donte të ndodhej në këtë pozitë. Çdo femër haset me dhunë në familje por nuk shprehet për shkak të mentalitetet. Që nga data 1 mars ushqehem sa për te jetuar nga minuta në minutë. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bëj lutje që të bëjmë paqe”, tha Asija.