Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida është evakuuar, fatmirësisht i palënduar, pasi një bombë tymuese u hodh drejt tij në një takim publik.
Sipas BBC lidhur me ngjarjen një person u ndalua në Wakayama, ku Kishida do të mbante një fjalim, raportuan mediat lokale.
Një dëshmitar tha se ata panë një person duke hedhur diçka dhe më pas nisi tymi, ndërsa një tjetër tha se kishte dëgjuar një zhurmë të madhe.
Autoritetet vendase nuk raportojnë për të lënduar.
Videoja tregoi oficerët duke u grumbulluar mbi një person, që besohet të jetë i dyshuari.
Transmetuesi publik japonez, NHK, citoi Kishida të thoshte se ishte regjistruar një “shpërthim i fortë” në vend. “Policia po heton detajet, por unë do të doja të kërkoja falje që shqetësova shumë njerëz dhe u shkaktova telashe.”
NHK transmetoi pamjet në të cilat turma njerëzish duket se po largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Sipas raportimeve, takimi i Kishida-s ishte pjesë e fushatës elektorale.