Ballina Bota Bombardohet pallati 12-katesh ,shperthime te fuqishme ne dy qytete ukrainase,disa te plagosur!

    Bombardohet pallati 12-katesh ,shperthime te fuqishme ne dy qytete ukrainase,disa te plagosur!

    1

    Ditët ikin, lufta vazhdon.

    Disa shpërthime janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në kryeqytetin Kiev, Odesa dhe Zaporizhzhia.

    Në Zaporizhzhia, sekretari i këshillit të qytetit Anatoliy Kurtev shkroi në Telegram se një shpërthim goditi një stacion hekurudhor. Nuk ka ende detaje nëse ka viktima në këto zona, raporton BBC.

    Shërbimet e urgjencës së qytetit tani thonë se një ndërtesë banimi 12-katëshe në lagjen Shevchenko u godit nga bombardimet ruse rreth orës 6 të mëngjesit. Një ndërtesë nëntëkatëshe u dëmtua gjithashtu. Disa persona janë lënduar dhe 35 janë evakuuar nga ndërtesa. Banorët në të gjithë qytetin janë strehuar në bunkerë, strehimore nëntokësore dhe shtëpitë e tyre.