Ballina Lajme Bomba molotov drejt kryeministrisë, 3 të shoqëruar dhe 1 efektiv i lënduar

Bomba molotov drejt kryeministrisë, 3 të shoqëruar dhe 1 efektiv i lënduar

1

Tre persona janë shoqëruar nga policia për incidentet e regjistruara para kryeministrisë në protestën e thirrur ditën e sotme nga opozita.

Protestuesit hodhën mjete piroteknike në përfundim të fjalës së kreut të PD, Sali Berishës. Abc news bën me dije se si pasojë e hedhjes së bombave molotov është lënduar lehtë një efektiv policie.

Sakaq, kreu i PD, Sali Berisha i bëri thirrje policisë në fjalimin përmbyllës nga selia blu për të liruar urgjentisht qytetarët e arrestuar.