Nëntë persona janë prekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 332 testime. Nga to, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë (6 në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Sarandë). Në vendin tonë mbeten 128 qytetarë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,597 që nga fillimi i epidemisë.