Ballina Vendi “Boll na vodhët” në krye të marshimit, protesta kundër rritjes së...

“Boll na vodhët” në krye të marshimit, protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetarët me flamuj e pankarta

1

Qytetarët kan nisur sërish sot në protestë kundër rritjes së çmimeve. Me gjithë deklaratat e kryeministrit Edi Rama se protestat janë një turp për Shqipërinë dhe dëmtojnë qëndrimin e saj në arenën ndërkombëtare në lidhje me luftën në Ukrainë, shoqëria civile ka paralajmëruar se nuk do të ndalet.

Protestuesit e mbledhur në kryeqytet kundër rritjes së çmimeve nuk i kanë kursyer as ministret e kabinetit “Rama 3” për deklaratat e tyre për vetë kryeministrin apo dhe për standardin ekonomik të qytetarëve.

Ndërsa Rama ka deklaruar disa herë se është një vit i thatë pa reshje dhe ndaj janë të detyruar të blejnë energji me çmim të lartë, protestuesit risjellin shprehjen e ministres Edona Bilali për “Zeusin”.

“T’i lutemi Zeusit për shi”, shkruan një pankartë. “Me 5 thashë miell në muaj nuk quhesh i varfër”, thotë një tjetër pankartë me foton e ministres Delina Ibrahimaj, e cila tha se një qytetar me 140 euro nuk quhet i varfër.