Ballina Bota Bleu Twitter për 44 mln dollarë, Elon Musk rikthen në platformë mikun...

    Bleu Twitter për 44 mln dollarë, Elon Musk rikthen në platformë mikun e tij Kanye West pas pezullimit

    2

    Profili i Kanye West në Twitter, i cili u pezullua pas postimit të komenteve të tij që u cilësuan si të rrezikshme dhe tejet ofenduese, është rikthyer një ditë pasi Elon Musk mori pronësinë e kompanisë së rrjetit social.

    Reperi, i njohur tashmë vetëm si Ye, u pezullua nga Twitter dhe Instagram muajin e kaluar teksa platformat hoqën disa nga postimet e tij në internet që përdoruesit i dënuan si antisemite.

    Musk mori pronësinë e Twitter në një blerje prej 44 miliardë dollarësh me një efikasitet brutal të enjten, duke shkarkuar drejtuesit kryesorë, por duke dhënë pak qartësi se si do të arrijë ambiciet që ai ka përshkruar për platformën me ndikim të mediave sociale.

    (BalkanWeb)