Dikur Bishanaka cilësohej si një zonë periferie e qytetit të Fierit, më së shumti pjesë e një ferme bujqësore, ndërsa me kalimin e viteve zhvillimi urban i saj, shtimin i ndërtimeve për banim e transformoi këtë situatë duke krijuar kështu një zonë banime e integruar brenda qytetit të Fierit.
Duke pasur këtë afërsi me qendrën e qytetit, me mjaft rrugë lidhëse me pjesën lindore të tij, lindi domosdoshmëria e kryerjes së investimeve rrënjësore duke filluar së pari me sistemin e kanalizimit të ujërave të zeza për të vazhduar me furnizimin me ujë të pijshëm dhe vazhduar me tej me transformimet e infrastrukturës rrugore.
Sot, Bishanaka e quajtur me plotë gojën lagje e qytetit të Fierit duke harruar faktin që ajo para disa vitesh ishte një zonë informale. Falë investimeve në infrastrukturë edhe kjo lagje gëzon standardin e gjithë zonës së urbanizuar të qytetit.
Por për të arritur gjithë këto ndryshime të cilat kanë pasur në fokusin e punës një rikonstruksioni të plotë është dashur jo pak herë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me banorët.
Vetëm në sajë të këtij mirëkuptimi dhe bashkëpunimi është ndërhyrë për prishjen e objekteve dhe mureve anësore për të mundësuar zgjerimin e saj në mënyrë që segment rrugor të ketë të gjithë elementet e nevojshme urbanë.
Pas kryerjes së investimit në rrugën kryesore është kryer dhe rikonstruksioni i rrugëve dytësore në këtë lagje. Përmes këtij procesi synohet të garantohet jo vetëm përmirësimi i infrastrukturës, por edhe i cilësisë së jetës.
Këto investime arritën që të përfundojnë procesin e sistemimit, rehabilitimit dhe asfaltimit të rrugëve të cilat kanë qenë të shoqëruar me sinjalistë dhe me ndriçim duke i dhënë kështu një pamje moderne si të gjitha zonat e tjera të qytetit, duke rritur kështu dhe vlerën e aseteve në këtë zonë. Këto investime janë realizuar të mirëstudiuara me qëllim garantimin e një jetëgjatësie sa më të madhe.
Tashmë është evidente që këto investime po shtrihen nga qendra në brendësinë e çdo lagjeje e fshati. Synohet që të ketë përmirësime të infrastrukturës rrugore, diku me rehabilitimin e sistemit kullues, diku me rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit etj. Por puna nuk njeh mbarim pasi çdo ditë hapen fronte të reja pune dhe investimesh.
Sistemimi dhe asfaltimi i rrugëve ndikon në rritjen e cilësisë së jetës se banoreve, si dhe ne nxitjen e fuqizimit ekonomik te zonës. Nga qendrat urbane, puna e përditshme e bashkisë së Fierit po orientohet edhe në brendësinë e çdo fshati, duke nisur që nga përmirësimi i infrastrukturës rrugore, rehabilitimi i sistemit kullues, rrjeti i ujësjellësit e deri tek vendosja e elementeve urban.
/Tv Kombi/