Ballina Vendi Bie nga lartësia ku po punonte, vdes i riu në Tiranë

Bie nga lartësia ku po punonte, vdes i riu në Tiranë

1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00 në Tiranë, ku një 46-vjeçar ka rënë nga lartësia e një ndërtese ku ishte duke punuar. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në një godinë në ndërtim në rrugën “28 Nëntori” në kryeqytet.

Dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Gj. P., 46 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.