Ballina Vendi Bie nga ballkoni dhe gjen vdekjen 64-vjeçarja në Kamëz

Bie nga ballkoni dhe gjen vdekjen 64-vjeçarja në Kamëz

1

Fat tragjik ka pasur një 64-vjeçare, e cila aksidentalisht ka rënë nga ballkoni dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Policia njofton se në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe. Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes