Ballina Bota Biden ne konference per shtyp per situaten ne Ukraine: Putin zgjodhi luftën,...

    Biden ne konference per shtyp per situaten ne Ukraine: Putin zgjodhi luftën, do përballet me partnerët, gati sanksionet!

    2

    Presidenti amerikan Joe Biden po mban një fjalim para popullit amerikan nga Shtëpia e Bardhë ku do të bëjë me dije sanksionet e ashpra kundër Rusisë.

    Ai tha se të gjitha shtetet e G7, janë në një mendje për të vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, të cilat janë të karakterit ushtarak.

    “Ne kemi parashikuar atë që do të ndodhte. Ne paralajmëruam çfarë do të ndodhte në dy rajonet. Rusia ka kryer sulme kibernetike ndaj Ukrainës. Ne paralajmëruam për atë çfarë mund të ndodhte. Kombet e Bashkuara bënë thirrje të ruhej sovraniteti i Ukrainës. Kur u bënë këto thirrje, paralajmërime, nisi edhe sulmi i Rusisë në Ukrainë. Ne kemi qenë transparentë dhe kemi dhënë informacionet e duhura për atë që do të ndodhte. Putin zgjodhi agresionin, luftën dhe tashmë ai do të përballet me partnerët. Jemi të gjithë të bashkuar në këtë mision. Ashtu sikurse e bëmë të ditur edhe në takimin e G7, do të kemi një kundërpërgjigje të përbashkët kundër Rusisë. Do t’ia kufizojmë Rusisë mundësinë për të bërë biznes e për të qenë pjesë e ekonomisë globale. Pra do të jenë sanksione ekonomike”, tha Biden.

    “Presidenti Putin zhvendosi 175,00 trupa dhe pajisje ushtarake në kufijtë e Ukrainës dhe solli gjak dhe ndërtoi spitale në terren, thotë presidenti amerikan. Kjo tregon për qëllimet e tij gjatë gjithë kohës, shton ai.
    Putini hodhi poshtë të gjitha përpjekjet për dialog që Perëndimi ofroi që do të kishte shmangur vuajtjet dhe konfliktet”, vazhdon presidenti Biden.

    P