Ballina Bota Biden mesazh urimi për 110 Vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria vijon të jetë...

    Biden mesazh urimi për 110 Vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria vijon të jetë një lider humanitar, ecim së bashku drejt së ardhmes

    1

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka uruar popullin shqiptar për 110 vjetorin e Pavarësisë. Në mesazhi dërguar Presidentit Bajram Begaj, Biden shprehet se ky vit shënon edhe 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, dhe se pret që ky bashkëpunim të bëhet edhe më i fortë në të ardhmen.

    Binde e cilëson Shqipërinë “një lider humanitar”, duke siguruar strehimin e përkohshëm të afganëve dhe grupeve të tjera vulnerabël.

    Presidenti amerikan thekson se SHBA do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE dhe se të punojnë në forcimin e sigurisë energjetike dhe sigurinë kibernetike.

    “Ky vit shënon 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona, një partneritet që ka çuar përpara prosperitetin dypalësh, ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe ka forcuar sigurinë globale. Si aleatë të NATO-s, vendet tona kanë bashkëpunuar gjithashtu për ta mbajtur Aleancën të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Dhe përballë luftës së padrejtë dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, ne kemi punuar së bashku në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të mbështetur popullin ukrainas, duke e konsideruar Rusinë përgjegjëse për agresionin. Shqipëria vazhdon të jetë një lider humanitar, duke siguruar strehimin e përkohshëm të afganëve dhe grupeve të tjera vulnerabël. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ndërsa fillojmë shekullin e ardhshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe, pres me padurim të thellojmë partneritetin tonë edhe më tej, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e sigurisë energjetike në të gjithë Evropën dhe forcimin e bashkëpunimit për sigurinë kibernetike”, shprehet Presidenti Biden në mesazhin e tij.

    /rtsh.al/