Ballina Vendi Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët, mbahet mesha në katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët, mbahet mesha në katedralen “Ngjallja e Krishtit”

1

Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve. Ata risjellin ne vëmendje ngjarjen e madhe të ngjalljes së Jezusit të Nazaretit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Festimet e Pashkës nisën me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës. “Krishti u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit.