Besimtarët katolikë kremtojnë sot festën e Pashkës, ringjalljen e Jezu Krishtit, një nga momentet më të rëndësishme në kalendarin e festimeve për besimtarët katolikë.
Pashkët paraprihen nga koha parapërgatitore e agjërimit që zgjat 40 ditë që quhen Kreshmë që fillon nga e “Mërkura e Përhime”, dhe mbaron të dielën e Palmave, e diela e fundit para ditës së Pashkës. Gjatë kohës së Kreshmës, përkujtohen ditët e kaluara në shkretëtirë të Krishtit në lutje e agjërim.
Pas kremtimit të “Udhës së Kryqit, të shtunën besimtarët katolikë i janë drejtuar kishës për bekimin e ushqimit, një tjetër ritual i festës së Pashkëve. Në shportën me ushqime që përmban tryeza e së dielës së Pashkës, nuk mungon buka e Pashkës, një shishe vere, pak djathë dhe hudhra të njoma që simbolizojnë ardhjen e pranverës si dhe veza e kuqe, simboli i ngjalljes së Krishtit dhe ripërtëritjes.
Festimet e Pashkës nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma që mbahet në të gjitha kishat katolike dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.
Për festën e Pashkës, besimtaret shkëmbejnë dhe thyejnë vezët e lyera me ngjyrë të kuqe, simboli i jetës e me pas urojnë njëri-tjetrin për këtë ditë të shënuar. Veza e kuqe është një veçori karakteristike e kësaj feste që simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.
Tradita e vezëve ka zanafillë pagane që vijon edhe sot e kësaj dite që simbolizon rilindjen e natyrës në stinën e pranverës.
Në tryezën e kremtimit të Pashkëve nuk mungon mishi i qengjit, një tjetër simbolikë e kësaj feste prej shekujsh. Karakteristikë e kësaj feste është edhe qumështori, ëmbëlsirë tipike pranverore që përgatitet me vezë dhe shoqëruar me hudhra të njoma.
Kur filluan festimet e Pashkëve?
Krishterët e hershëm filluan ta festojnë këtë festë që kur ndodhi ringjallja e Krishtit, këshilli i Nikesë vendosi të festohej një të diel, por jo një datë fikse. Së fundmi, u vendos që pashkët të festoheshin të dielën pas hënës së plotë të ekuinoksit pranveror, informon dritare.net.
Çfarë do të thotë Pashkë?
What is Easter: Understanding the History and Symbols Origjina e fjalës Pashkë nuk është e sigurtë. Emri mendohet të ketë ardhur nga perëndesha gjermane Eastre që do të thotë pranverë dhe pjellori, informon dritare.net. Një mundësi tjetër është Eosteri norvegjez që do të thotë “sezoni i lindjes së re”. Fjala lindore vjen nga e njëjta rrënjë. East nga anglishtja është lindje.
Origjina dhe historia e lepurit të Pashkëve.
Nëse jeni katolik, gjëja e parë që ju vjen në mendjë kur përmendim Pashkët është kryqi i Krishtit, por nëse jeni publik i gjerë menjëherë ju vjen në mendje lepuri që ka shpërndarë vezët për pashkë.
Ka disa arsye pse lepuri është pjesë e Pashkëve. Më e dukshmja është simboli i pjellorisë, Pashkët vijnë gjatë pranverës dhe kanë domethënien e një jete të re dhe lepuri është një kafshë që sjell shumë pasardhës, informon dritare.net.
Lepuri është gjithashtu një simbol i hënës. Dita e Pashkëve varet nga hëna. Kjo mund të jetë një arsye pse lepujt janë përfshirë në festë.
Pse kemi vezë për Pashkë?
Pranë lepurit të pashkëve simbol i njohur janë edhe vezët. Veza ka historinë e saj sikur dhe elementët e tjerë të festës së Pashkëve. Kulturat e lashta i shihnin vezët si simbol i jetës. Burime të tjera thonë se në vende të ndryshme si Egjipti, Pesri, Greqi, Romë i hanin vezët e lyera me bojë. Vezët e lyera me të kuqe simbolizojnë gjakun e Krishtit dhe kujtesën e tij.
Qengji i Pashkëve.
Nga të gjithë simbolet e Pashkëve, qengji ndoshta është më simbolizuesi nga krishterët. Përveç faktit se qengjat janë kafshë të lindura në pranverë, nuk ka lidhje të forta me traditën pagane. Qengji e ka origjinën nga Pashka Judeni, ku secila familje flijuan një qengj.