Ballina Vendi Berisha refuzon ti pergjigjet gazetareve,nese do ta votonte ne parlament ...

Berisha refuzon ti pergjigjet gazetareve,nese do ta votonte ne parlament Lulzim Bashen per President!Lajmin se Basha mund te jete kandidat per president, e quan thashethem..

1

Atë që e bëri vetë publike në një studio televizive kur tha se nga rrethi i ngushtë i ish-kryetar të PD-së thuhet se Lulzim Basha do propozohet për president, sot Berisha e quan një thashethem.

A do ta votoni Bashën për President?

Berisha: Tani më pyesni mua për propozimet e Edi Ramës, unë nuk merrem me to.

A është provokim që ju bën ju, duke menduar se mund të marrë vota Basha në grup parlamentar të PD?

Berisha- Jo nuk merrem me thashtheme, ne merremi me gjëra të vërteta!