Ballina Vendi Berisha i përgjigjet deputetit gjerman: Do i jap mundësi në sallën e...

Berisha i përgjigjet deputetit gjerman: Do i jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij amoral. Është gënjeshtar

20

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i është përgjigjur akuzave dhe komenteve të deputetit gjerman Gunther Krichbaum që i bëri ditën e sotme gjatë vizitës në Tiranë. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha u shpreh se do i jap mundësi deputetit gjermab që të sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij, duke nënkuptuar kështu një padi të mundshme. Po ashtu Berisha e quajti deputetin Krichbaum si gënjeshtar dhe turp të institucionit që përfaqëson.

“Deputeti Krichbaum është paraqitur sot si turpi i deputetit, si turpi i institucionit që përfaqëson. Deputeti Krichbaum, në një mashtrim publik para shqiptarëve, ka mbrojtur veprimin pa autorizimin e parlamentit, të SKAP-it të partisë dhe gjykatëses së saj. Ky është një akt i padenjë, ky është mashtrim i një njeriu i paguar apo i papaguar, por që turpëron veten në radhë të parë. Ky mendon se Shqipëria është e vendosur diku jashtë globit dhe nuk funksionin as interneti dhe asgjë prej gjëje dhe ku udhëtari mund të vijë dhe të lëshojë çdo shpifje dhe çdo trillim. Mua më vjen shumë keq që them këto fjalë, por e siguroj presidentin e Bundestagut, siguroj miqtë e mi në Bundestag se ruaj respektin më të madh për atë institucion, për kontributin e atij institucioni. Por Gunther Krichbaum i ka këto për interesat e tij personale. Por unë e garantoj Gunther Krichbaum se do i jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij amoral. E para njëherë, ai nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të një partie. E dyta, cilido që mund të ndikohet sadopak nga trillimi i deputetit, e them me dhimbje këtë fjalë, se kur ligji bazë i Gjermanisë, ka një nen i cili quhet neni 46, i cili shkruan se asnjë njeri, as arrestim dhe as kufizim lirie nuk mund të ndodhë ndaj një deputeti, pa autorizimin e parlamentit. I them Gunther Krichbaum, merr po deshe, meqenëse në aparancë paraqitesh si luftëtar i antikorrupsionit, provojë iniciativën e Sali Berishës të vitit 2012