Njësoj si mamaja e tij, Mbretëresha Elizabeth, edhe Mbreti Charls ka një pasion të tijin që është i lidhur ngushtësisht me natyrën, konkretisht me kafshët! Mirëpo, nëse mbretëreshën e shihnim gjithnjë me kuaj e qen, i biri ka një pasion pak më të çuditshëm dhe këto janë pulat.
75-vjeçari, ka marrë 31 pula të reja në Highgrove Gardens dhe madje u ka vendosur nga një emër personalisht një nga një. Ndërsa, organizata bamirëse punon për të shpëtuar dhe për të strehuar mbi 60,000 pula çdo vit. Themeluesja dhe shefja ekzekutive e organizatës së bamirësisë, Jane Hoëorth, tha:
Ne jemi të emocionuar që një milion pula janë marrë për kujdes dhe shumë të lumtur që Henrietta dhe 30 miqtë e saj me pendë po shkojnë në Highgrove Gardens.