Ballina Bota BE marrëveshje ambicioze për dyfishimin e energjisë së rinovueshme deri në 2030

    BE marrëveshje ambicioze për dyfishimin e energjisë së rinovueshme deri në 2030

    1

    Parlamenti Europian ra dakord që deri në vitin 2030 të sigurojnë 42.5% të energjisë së saj nga burimet e rinovueshme. Negociatorët e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje politike këtë të enjte (30 mars) për objektiva më ambicioze për të zgjeruar përdorimin e energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030, një shtyllë e rëndësishme e planeve të bllokut për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për t’i dhënë fund përdorimit të karburanteve fosile nga Rusia.

    Aktualisht BE-ja siguron vetëm 22% të energjisë së saj nga burimet e rinovueshme, ku niveli ndryshon ndjeshëm midis shteteve. Suedia kryeson mes 27 vendet e BE-së me pjesën e saj prej 63% të energjisë së rinovueshme, ndërsa në Luksemburg, Maltë, Holandë dhe Irlandë, burimet e rinovueshme përbëjnë më pak se 13% të prodhimit total të energjisë.

    Një zhvendosje e shpejtë drejt energjisë së rinovueshme është thelbësore nëse BE-ja dëshiron të përmbushë objektivat e saj për ndryshimin e klimës, për të ulur emetimet neto të gazeve serrë me 55% deri në vitin 2030.

    Objektivat e energjisë së rinovueshme kanë fituar një rëndësi shtesë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, pasi BE-ja është zotuar t’i japë fund varësisë së saj nga karburantet fosile ruse deri në vitin 2027 – dhe planifikon ta bëjë këtë kryesisht përmes energjisë së prodhuar në vend, me karbon të ulët.

    Arritja e qëllimeve të reja do të kërkojë investime masive në prodhimit të energjisë përmes erës dhe paneleve diellore në mënyrë që Europa të fokusohet drejt energjisë së pastër.

    Komisioni Evropian ka se do të duhen investime 113 miliardë euro për sigurimin e energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030.

    /rtsh.al/