Ballina Vendi BE do ndermarre sanksione per lideret politike, ne Ballkan

BE do ndermarre sanksione per lideret politike, ne Ballkan

2

Zyrtarët e Bashkimit Evropian(BE), shpesh i kanë kritikuar liderët politikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor si përgjegjës për pengimin e reformave, por edhe për mungesë vullneti në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por, BE-ja deri më tash ka hezituar që ndaj tyre të zbatojë masa sanksionuese, të ngjashme me ato të cilat kohëve të fundit është duke i zbatuar administrata amerikane. Por, kjo mund të ndryshojë në të ardhmen, sepse edhe në BE tashmë kanë nisur përgatitjet edhe për sanksione ndaj politikanëve, të cilët shihen si pengesë e reformave dhe rrezik për stabilitetin e vendeve dhe rajonit në përgjithësi.

Bashkimi Evropian ka rritur kohëve të fundit presionin ndaj politikanëve në Bosnje e Hercegovinë, ku këtë vit zhvillohen zgjedhjet, por ende nuk është arritur pajtim për reformat zgjedhore, pa të cilat këto zgjedhje nuk do të konsiderohen të jenë në përputhje me standardet evropiane.