Fëmijet ne gjithe vendin festojen sot diten e tyre, 1 Qershorin. Bashkia e Fierit nën kujdesin e vacantë të Kryetarit Armando Subashi, ka zhvilluar një ser aktivitetesh me rastin e festës se femijeve.
Parku Qendror i qytetit është mbushur paraditen e sotme nga qindra femije, të cilët me buzeqeshjen dhe ciltersine e tyre e kanë gjalleruar si asnjeher tjeter parkun.Fëmijet kane ndezur edhe me teper atmosferen e kesaj dite, duke dhuruar kercime kenge si dhe nje atmosfere te vertet feste.Dita e fëmijëve është vendosur me datën 1 Qershor, sepse me këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë, në 1925.
Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e botës dhe aktivitete të shumta u kushtohen vetëm atyre.
Përveçse një ditë festive, në fakt 1 Qershori duhet të jetë edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur.