Që ta kuptosh më së miri sesa kanë ndikuar investimet e bashkisë së Fierit në të gjithë sipërfaqet bujqësore do të mjaftojë një pamje e tokave të mbjella me kultura bujqësore në çdo njësi administrative të saj. Sot në të gjitha njësitë administrative nuk do të ndeshen sytë me tokat djerrë, me ngjyrë e saj e errët që të tregon mungesën e dorës së njeriut.
Sot në çdo parcelë toke do të shohësh kultura bujqësore si ato foragjere që i shërbejnë sektorit të blegtorisë, por edhe në kultura e të mbjellat të perimeve, drurëve frutorë, arrore e ullinjtë e shumtë në sipërfaqe. Me një sipërfaqe toke bujqësore tepër pjellore, por të braktisur nga fermeri fierak, i cili nuk kishte interes të merrte mundimin të harxhonte lekë, kohë fizike, mekanikë bujqësore për plugim e mbjellje për shkakun kryesorë atë të shkatërrimit të sistemit të vaditjes dhe kullimit.
Që nga vitit 2015, kohë e formimit të bashkisë së re të fierit me të tetë njësitë administrative veç asaj të qytetit të Fierit kryetari Armando Subashi e kuptoi se ndryshimi i realitetit mund të ndodhte në sektorin bujqësisë vetëm nëse në arat e fermerëve do të shkonte uji i vaditjes dhe përmes kullimit të merrte fund sipërfaqja jo e paktë e tokave të mbuluara nga uji duke u shndërruar në moçalishte. I cilësuar tashmë si një angazhim i përditshëm në të gjithë territorin e bashkisë Fier gradualisht plotësohet ambicia për kthim në gjendje pune të gjithë kanaleve qoftë vaditës apo edhe në kullues në shërbim të aktivitetit bujqësor të fermerëve të saj.
Aktualisht bashkia e Fierit zotëron një mekanikë të mirë punë për pastrimin e kanaleve si vaditës dhe kullues duke bërë që në mënyrë graduale të vihet në përdorim i gjithë ky sistem. Nëse dikur në tokën fierake mbillej vetëm gruri e misri, domate e sallatorë me kalimin e viteve u shtuan zërat e të mbjellave duke bërë që sot fermerët fierake të drejtohen në kultura që çajnë lehtë tregun evropian dhe janë të kërkuara për cilësinë e tyre.
Por nuk mungojnë edhe të mbjella të veçanta si kivi prodhimi i të cilit sa vjen e rritet në tokat e fermerëve fierak. Sot toka nuk mbetet djerrë pasi fermerët e marrin atë me qira, shtojnë sipërfaqet e mbjella me grurë, përfitojnë subvencione dhe ngrenë kështu të ardhmen e tyre, Janë me qindra banorë të bashkisë së Fierit që i janë larguar emigrimit dhe po punojnë e ndërtojnë në tokat e tyre./Tv Kombi/