Ballina Vendi Bashkia e Fierit investon në rrugët rurale lidhëse të njësisë administrative Cakran

Bashkia e Fierit investon në rrugët rurale lidhëse të njësisë administrative Cakran

1

Prej disa javësh në Cakran kanë filluar punimet në zbatim të projekteve të investimeve në ndërtimin e rrugëve lidhëse. Por ato i kanë ngadalësuar punimet këto ditët e fundit për shkak të motit me reshje që ndikon negativisht në cilësinë e punimeve.

Me përmirësimin e motit rinisin sërish punimet në drejtim të rrugëve rurale lidhëse në këtë njësi administrative. Aktualisht është duke u punuar me intensitet të lartë për ndërtimin e rrugëve që lidhin fshatrat Cakran-Vreshtas-Gorishovë dhe Buzëmadh.

Zbatimi i këtij projekti krijon mundësi të mëdha jo vetëm për lëvizjen e banorëve nga njëri fshat në tjetrin, por sjell edhe më shumë akses për fermerët për të qenë sa më pranë sipërfaqeve të tyre të punueshme bujqësore.

Sipas vetë drejtuesit të kësaj njësie administrative Ferdinand Korçari ndërtimi i rrugëve rurale lidhëse parashikon ndikim në rritjen e potencialit të aktiviteteve bujqësore, blegtorale dhe turistike të kësaj zone Sipas tij është një përfitim shumë i madh për banorët realizimin i këtyre investimeve, por ato forcojnë kapacitetin e pushtetit vendor në drejtim të menaxhimit të aseteve rrugore rurale lokale.

Ky investim kryhet nga buxheti i bashkisë së Fierit, i parashikuar po përmes këtij buxheti për të bërë të mundur punimet e fermerëve dhe t’u vijë sa më shumë në ndihmë në zonën e Cakranit.Por ai nuk është i vetmit që po kryhet në territorin e njësisë administrative të Cakranit, por do të pasohet nga investime të tjera që synojnë të shtrihen në të gjitha rrugët lidhëse të fshatrave.

Aktualisht në këtë njësi ka përfunduar rruga e unazës jugore Cakran- Gorishovë me gjatë rreth 3.3 km dhe është duke u punuar në rrugët lidhëse të fshatrave Vreshtas dhe Buzëmadh të planifikuara në fondin e bashkisë së Buxheti të bashkisë së Fierit Impakti i rrugëve lidhëse është shumë i rëndësishëm pasi shkurton distancën mes fshatrave, por edhe jep një ndikim në jetën social-ekonomike përmbi 20 mijë banorë të njësisë administrative të Cakranit.

Në zonën e Cakranit ndodhet edhe kalaja e Gurzezës një monument i trashëgimisë kulturore. Qytet antik i Gurezezës është një dëshmi e qytetërimit ilir dhe ndodhte vetëm 17 km larg Fierit. Arkeologët kanë vlerësuar se Gurëzeza, është po aq e rëndësishme për trashëgiminë kulturore shqiptare sa Apolonia, qyteti antik në Pojan të Fierit apo Bylysi, në zonën e Hekalit në rrethin e Mallakastrës./Tv Kombi/