Ballina Lajme Bashkia e Fierit e përqendruar në investimet në zonat periferike të qytetit...

Bashkia e Fierit e përqendruar në investimet në zonat periferike të qytetit të Fierit për ndryshim të situatës problemore dhe hapjen e rrugës së zhvillimit

1

Edhe pse thuhet që e mira nuk ka fund për bashkinë e Fierit puna që bëhet meriton pse jo edhe të marrë vlerësimet e duhura. Nën drejtimin e kryebashkiakut Armando Subashi qyteti i Fierit ,por edhe të gjitha njësive administrative janë shndërruar në kantiere ndërtimi.

Është pozitiv fakti që çdo ditë pasohet nga lajme të reja dhe pozitive për banorët e saj. Është realitet që Fieri ka njohur ndryshime rrënjësore në pjesën qendrore dhe në zona e banuara të unazës, por kjo punë është shtirë edhe më tej, në brendësi të lagjeve të tij, por edhe rrugët e brendshme të fshatrave. Tashmë periferia e qytetit është në optikën e punës së bashkisë përpos dhe punëve të kryera më parë.

Rruga “Vangjel Maçi” në Bishanakë një nga rrugët kryesorë të kësaj lagjeje është transformuar falë investimeve të kryeja nga bashkia e Fierit duke ndryshuar rrënjësisht pamjen e saj. Duke njohur jo vetëm përmirësim të infrastrukturës rrugore, por edhe plotësim të të gjitha parametrave të kërkuar.

Një tjetër investim që po kryhet në zonën periferike nga punonjësit e ndërmarrjes së punëve publike në bashkinë e Fierit është rikonstruksioni i rrugës “Mihal Çalamani” në këtë lagje. Por edhe në rrugët lidhëse të fshatrave të njësive vendore është duke u punuar ashri dhe në rrugët e brendshme të tyre për të zvogëluar dallimet mes qytetit dhe këtyre zonave të banuara.

Kantiere të reja punë pritet të fillojnë në zona të tjera periferike të qytetit të Fierit si në Afrim i Ri apo dhe Mbrostar Ferko duke iu dhënë zgjidhje problemeve të mbartura nga vitet dhe që kërkojnë zgjidhje të përhershme dhe jo investime sipërfaqësore./Tv Kombi/