Vihen në pranga 6 shtetas në Tiranë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në motomjetin që drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një kavanoz me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. Q., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– R. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
– A. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
– K. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. C., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me mjet prerës shtetasin E. N., 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.