
Vendim mëse i drejtë. Imagjinoni plazhet shqiptare mbushur me bishta cigaresh. Barcelona ndalon duhanin në plazh. Vizitorët në plazhet e Barcelonës nuk do të përballen më me bishtat e cigareve ose tymin e tyre që nga korriku, kur qyteti i dytë më i madh i Spanjës do të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha plazhet, tha të premten Këshilli i qytetit. Vendimi erdhi pasi projekti pilot i vitit të kaluar ndaloi duhanin në katër nga dhjetë plazhet e qytetit.
“Plazhet pa duhan do të ofrojnë hapësira më të shëndetshme të jetesës, më pak mbeturina dhe respekt për mjedisin”, thuhet në deklaratë. Disa rajone spanjolle kanë vendosur ndalime në vitin 2020 për të frenuar përhapjen e Covid-19, ndërsa të tjera, si Ishujt Balearik, përfshirë Mallorca, e kanë miratuar tashmë masën përpara pandemisë për arsye mjedisore, citon Euronews.
Ishujt Kanarie, Andaluzia, Galicia dhe Valencia kanë ndjekur shembullin me një ndalim të pjesshëm ose të plotë të pirjes së duhanit në plazhet e tyre.