Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka folur nga Fieri për Presidentin e ri të Republikës. Ai tha se raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të Republikës do të zhvillohet në datë 16 maj dhe se beson që koha është e mjaftueshme me premisën e mirë te nisur dje në konferencën e kryetarëve për një dialog të hapur, konstruktiv e transparent me të tre grupet parlamentare të opozitës për t’i dhënë Shqipërisë një president të të gjithë shqiptarëve.
I pyetur nëse është gati maxhoranca të miratojë një president nga PD nëse do të ketë një kandidaturë, ai tha se një president nga opozita, sikurse ishte Ilir Meta ishte zgjedhja më e gabuar.
“Sikurse ne e kemi thanë që nuk duam një president nga PS. Mendoj një president i mirë duhet të jetë një president që të pranohet nga të gjithë shqiptarët, sepse kështu e ka përcaktuar Kushtetuta, Presidenti përfaqëson unitetin e popullit. Besoj i keni ndjekur sondazhet. Një president që ishte udhëheqës i një partie të opozitës ishte udhëheqësi më i keq në 30 vite”, tha Kreu i grupit parlamentar PS Balla
Balla ka kujtuar edhe ish-deputetin e PS, Fatmir Xhindi, i vrarë 13 vite më parë.
“Natyrshëm që për ne socialistët Fatmir Xhindi mbetet një koleg i paharruar dhe ende besojmë se drejtësia në bashkëpunim edhe me policinë e shtetit të hedhin dritë mbi një vrasje e cila ende ëahtë e pazbuluar dhe autorët e këtij krimi makabër nuk janë vendosur ende përpara drejtesisë. Ne presim që të gjitha institucionet ligjzbatuese të bëjnë detyrën e tyre. Është e vëetetë që ka kaluar shumë kohë dhe që përgjegjësia rritet ndaj atyre që duhet të bëjnë detyrën për këtë krim”.