Ballina Bota Autoritetet italiane në gatishmëri: 685 mijë klandestinë po mbërrijnë nga Libia. Thirrja...

    Autoritetet italiane në gatishmëri: 685 mijë klandestinë po mbërrijnë nga Libia. Thirrja alarmuese: Një anije me emigrantë ka humbur kontaktet në det

    1

    Mbi 685 mijë emigrantë të parregullt nga Libia thuhet se janë gati të nisen për të zbarkuar në bregdetin italian. Ky alarm është dhënë në Itali në raportin e emigracionit që i dërgohet çdo javë qeverisë. Në të gjithë vitin 2022, mbërritjet kishin qenë 104 mijë kur flukset ishin ende të frenuara nga pandemia, ndërsa tani fluksi është 7 herë më i madh.

    Kjo është arsyeja pse tema ka marrë karakterin e plotë të një emergjence. Ndërkohë, një telefonatë ka alarmuar autoritetet italiane ku thuhej se; “Humb kontakti me një varkë në lëvizje me 47 persona në bord që mbërrinte nga Libia”.

    “Kemi humbur kontaktet me 47 personat dhe jemi shumë të shqetësuar! E ashtuquajtura roje bregdetare libiane na tha se autoritetet italiane do të koordinonin shpëtimin, por nuk po japin asnjë informacion. Njerëzit duhet të shpëtohen dhe të sillen në siguri në Evropa tani”, kështu dekaroi Alarm Phone, një OJQ e krijuar nga një rrjet aktivistësh për të alarmuar shpëtimin në det.

    (BalkanWeb)