Ballina Vendi Atentat me arme zjarri ne Lezhe

Atentat me arme zjarri ne Lezhe

2

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Lezhë pak minuta më parë.

Në shënjestër të atentatit ka qenë Aleksandër Deda 43 vjeç.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt makinës brenda të cilës ndodhej Deda.

43-vjeçari ka mundur t’i shpëtojë plumbave.

Ky është atentati i dytë që organizohet ndaj 43-vjeçarit. Në i dhjetor të vitit 2020 ai u plagos me armë. Ai u qëllua me breshëri automatiku, e si pasojë mori 3 plumba në trup, por shpëtoi.

Në atë kohë u raportua se shkak për atentatin ishte bërë një konflikt i 43-vjeçarit, Aleksandër Deda dhe një ish-deputeti të Partisë Socialiste në Lezhë. Deda rezulton i dënuar në Itali. Ai, bashkë me të vëllanë, Bledar Deda, janë hetuar për pastrim parash. Prokuroria u ka sekuestruar një sipërfaqe të konsiderueshme toke prej 1146.6 m2 në qëndër të Lezhë

Në vendngjarje ka shkuar policia që po kontrollon zonën dhe pu punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve