Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka dënuar vendimin e Britanisë së Madhe për të mos ftuar zyrtarët rusë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, të hënën 19 shtator.
“Britania po përdor tragjedinë kombëtare, e cila ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, për qëllime gjeopolitike për të larë hesapet me vendin tone, kjo është e pamoralshme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, shkruan BBC.
Marrëdhëniet diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë janë ndërprere që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin ka deklaruar se lideri rus “nuk po e konsideronte” pjesëmarrjen në funeralin e Mbretëreshës. Gjithashtu në funeralin e mbretëreshës nuk janë ftuar as përfaqësues nga Siria, Venezuela, Afganistani, Bjellorusia dhe Mianmari./Abcnews.al/