Shqiptarët do mund të udhëtojnë lirisht drejt Kinës dhe të qëndrojnë për 90 ditë, pa patur më nevojë që të marrin vizë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa marrëveshja mes dy vendeve është firmosur këtë të martë.
Në postimin e tij, teksa publikon edhe foto të ambasadorit të Kinës në Shqipëri, Zhou Ding dhe zv.ministres së Jashtme, Megi Fino pas nënshkrimit të marrëveshjes, Rama thekson se vendimi hyn në fuqi pas 30 ditësh.
“Lajm i mirë! Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët”, shkruan Rama.
Shqiptarët mund të vizitojnë lirisht në 116 destinacione në botë.
/rtsh.al/