Ballina Bota Arrestohet zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Eva Kaili

    Arrestohet zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Eva Kaili

    2

    Policia belge arrestoi eurodeputeten socialiste greke Eva Kaili , një nga nënkryetaret e Parlamentit Evropian. Kaili është arrestuar në Bruksel këtë të premte.

    Arrestimi, shkruajnë mediat e huaja ka lidhje me një hetim mbi korrupsionin që implikon Katarin mikpritës të Kupës së Botës .

    Gjithashtu, gazeta belge Le Soir raporton se autoritetet kanë kryer kontrolle në banesën e eurodeputetes dhe kanë arrestuar partnerin e saj në lidhje me skandalin.