Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Beauty salon”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.
Vihet në pranga pronarja e një parukerie, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Beauty salon”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Zamira Senkaj, 50 vjeçe, banuese në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. B. e fshihte sasinë e lëndës narkotike të ndarë në doza, në parukerinë e shtetases Zamira Senkaj, në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarisë kriminale, kapjen e shtetasit A. B., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale