Një 29-vjeçar i cili kishte përshtatur banesën e marrë me qira në qendër masazhi dhe ushtronte aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit është arrestuar.
Burime për Ora News bëjnë me dije se i arrestuar është Alban Dyrmishi, ish-konkurrent i emisionit Për’puthen.
Ndaj Dyrmishit rëndojnë dy akuza për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Dyrmishi pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri”, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara dy shtetase, dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit”, bëri me dije policia.
Dy punonjëset, shtetaset F. D., 19 vjeçe dhe E. T., 20 vjeçe, u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni”.