Mbrëmjen e sotme është arrestuar 35-vjeçari nga Përmeti që plagosi dhe lidhi shqiponjën në një gardh. Bëhet e ditur se mbi të riun Napolon Arizi, rëndojnë akuzohet për keqtrajtim të shpendit. Gjithashtu në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe dy sorkadhe, të vrara.
Theksojmë që për fat të keq shqiponja që ai plagosi e më pas e lidhi nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve. Sipas informacioneve, shpendi që simbolizon kombin tonë ishte lidhur për t’u balsamosur më pas . Pavarësisht se pas publikimit në media ajo u shpëtua nga litarët dhe u dërgua tek veterineri, shqiponja ka dhënë shpirt.