Ballina Lajme Arratisje spektakolare e shqiptarit nga burgu. Skenari si në filma…

Arratisje spektakolare e shqiptarit nga burgu. Skenari si në filma…

1

ITALI- Arratiset në mënyrë spektakolare një shqiptar nga burgu.

Një 46- vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu dhe aksioni për t’i shpëtuar qelisë i ngjan një skenari filmash.

Plani nisi në momentin kur një efektiv policie në Pallatin e Drejtësisë në Castelló ka vrarë vetën.

Mediat italiane bëjnë me dije se, 49- vjeçari i identifikuar me iniciale P.E., me banim në komunën Castellón të Orpesa, kishte shkuar në selinë gjyqësore të kryeqytetit La Plana për të nënshkruar për një proces, kur zyrtari në detyrë identifkoi atë përmes kërkimeve hetimore në kompjuter.

U zbulua se shqiptari kishte një urdhër kërkimi dhe paraqitjeje nga një gjykatë tjetër.

Pikërisht në atë moment agjentët e policisë dëgjuan të shtënën fatale të kolegut të tyre dhe duke përfituar nga çoroditja e momentit në kompleks, duke qenë e vetëdijshëm se do ta arrestonin, në vend që të priste, shqiptari thurri menjëherë planin për t’u arratisur.

Kur u kthye normaliteti në seli, agjentët verifikuan se ai ishte arratisur dhe nisën operacionin për gjetjen e vendndodhjes së tij.