Ballina Vendi Anulohet mbledhja e Komisionit të Mandateve/ Kuvendi njofton menjëherë SPAK

Anulohet mbledhja e Komisionit të Mandateve/ Kuvendi njofton menjëherë SPAK

1

Është anuluar mbledhja e Komisionit të Mandateve. Menjëherë pas këtij vendimi, Kuvendi ka lajmëruar SPAK.

Anulimi i mbledhjes erdhi pasi Bllako e dorëzoi vetë kërkesën për dorëzimin e mandateve, duke thënë se do të përballet i vetëm përpara ligjit.

Me anë të kësaj shkrese ju bëj me dijeni se me vullnet të plotë dorëzoj mandatin parlamentar si deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë, referuar kërkesës së SPAK drejtuar kuvendit më datë 29 mars 2022 dhe urdhrit të kryetares së kuvendit po më 29 mars për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, mandatet dhe Imunitetit më datë 30 mars 2022

Me bindjen e plotë se në fund të procesit do të provohet pafajësia, integriteti dhe ndershmëria ime në detyrën e ushtruar, me këtë akt persona vihem në dispozicion të plotë të drejtësisë, duke gjykuar ti hap rrugën e pakushtëzuar të proceseve të mëtejshme të organeve të drejtësisë” shkruhet në letrën drejtuar Kuvendit