Ballina Vendi Ambasadorja e SHBA: Ju sfidoj të jeni të guximshëm, reforma në drejtësi...

Ambasadorja e SHBA: Ju sfidoj të jeni të guximshëm, reforma në drejtësi po jep rezultate

2

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim thotë se reforma në drejtësi po jep rezultatet e saj, duke shtuar se po përballet me sfida të ndryshme.

Kryediplomatja amerikane tha se organet e drejtësië të tregohen të guximshme për të ndryshuar vendin.

“Ju sfidoj të jeni të guximshëm në bërjen e ndryshimeve. Ndërsa Shqipëria ndërmerr Reformat në sektorin e drejtësisë, këto duhet të ketë sukses për të mirën e të gjithë shqiptarëve dhe të ardhmen e Shqipërisë. Puna e shkollës së Magjistraturës kërkon shumë përpjekje. Ju uroj ju të diplomuar , ndërsa zgjohem në mëngjes përpiqem ti kujtoj vetes përse jam në këtë punë dhe shpresoj që edhe ju të shiheni çdo mëngjes në pasqyrë dhe ti thoni vetes;,” Unë do të jem pjesë e arsyes që populli im të ketë shpresë dhe do të jem pjesë e një Shqipërie më të mirë se tani. Kurrë mos u dorëzoni, SHBA do të mbështesë Shqipërinë”, tha ajo.