Ballina Vendi Alibeaj i dërgon Kuvendit dy kandidatura për Avokatin e Popullit: E rëndësishme...

Alibeaj i dërgon Kuvendit dy kandidatura për Avokatin e Popullit: E rëndësishme pastërtia e figurës.

1

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka dorëzuar këtë të mërkurë Kuvendit dy emra Ledio Braho, Dorjan Gjomarkaj si kandidatura për Avokatin e Popullit. Alibeaj deklaroi se emrat janë përzgjedhur në bazë të kriteresh si pastërtia e figurës, aftësia profesionale si edhe ai i lojalitetit politik. Alibeaj theksoi se është me shumë rëndësi që kandidati të mos ketë lidhje me shtetin dhe diktaturën.

Procesi i përzgjedhjes dhe i votimit në parlament kërkon një shumicë të cilësuar 2/5. Duke pasur parasysh këtë premisë baze, e kemi parë me seriozitetin më të madh për shumë arsye.

Kriteret kryesore ishin, pastërtia e figurës, një element kryesor i konceptit të vettingut, aftësia profesionale apo dhe kriteri i lojalitetit politik. Kandidati të mos ketë lidhje me shtetin dhe diktaturën. Grupi i PD arriti të fokusohet në dy emra, Ledio Braho, Dorjan Gjomarkaj. Do bëjmë publike gjendjen civile për gjithsecilin”, deklaroi Alibeaj.

Kuvendi ka nisur procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pasi mandati 5-vjeçar i Erinda Ballancës është në përfundim.