Ballina Vendi Alibeaj e Berisha çojnë Celibashin në KAS, kërkojnë regjistrimin e PD në...

Alibeaj e Berisha çojnë Celibashin në KAS, kërkojnë regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit

1

KAS do të marrë në shqyrtim dy ankesa nga Partia Demokratike e Sali Berishës por dhe ajo me kryetar në detyrë Enkelejd Alibeaj.

Sali Berisha ankimon në KAS vendimin e dhënë nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi më 14 mars 2023 që nuk pranoi regjistrimin e PD-së me kryetar Lulzim Bashën në zgjedhjet e 14 majit dhe kërkon regjistrimin e PD të përfaqësuar nga vetë ai si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit.

Në dokumentin e ankimimit Berisha e quan vendimin e komisionerit arbitrar. 

“Pa asnjë bazë juridike nuk legjitimoi PD me kryetar Sali Berishën brenda afatit të përcakutar për ankimim, po paraqesim këtë ankimim për të kundërshtuar si një vendim të padrejtë, antikushtetues dhe antiligjor i cili përmban parregullsi të cilat do të përshkruhen në vijim”

Ndryshe nga dosja e plotë dhe e saktë e paraqitur nga PD me kryetar Sali Berishën, dosja tjetër e ardhur në KQZ me firmën dhe vulën e ish kryetarit Basha, tregonte jo vetëm mungesë të theksuar dokumentacioni, por dëshmon gjithashtu edhe për mungesë serioziteti thuhet në ankimim.

Kërkesa ankimore do të shqyrtohet nga relator Ledio Braho. Ndërkohë kërkesa e Alibeajt do të shqyrtohet nga  Koli Bele. Dy relatorët u përzgjodhën nga shorti.

Dy padi 

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë depozituar dy kërkesa ankimore:

1.       Kërkesa ankimore nr. 32 e depozituar nga Partia Demokratike e Shqipërisë me objekt “Shfuqizimi i vendimit nr. 172, datë 14.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partia Demokratike”,për regjistrimin si subject zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14.05.2023” dhe regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Demokratike të Shqipërisë sipas kërkesës nr. 27, datë 05.03.2023 dhe dokumentacionit shoqërues të saj dhe të protokolluar në KQZ në datën 06.03.2023 me nr. 1337, të paraqitur në emër të PD nga përfaqësuesi z. Indrit Sefa.

2-     Kërkesa ankimore nr. 33 e depozituar nga Partia Demokratike e Shqipërisë me objekt “Kundërshtimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 172, datë 14.03.2023 dhe ndryshimin e vendimit duke vendosur regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Sali Berisha, si subject zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Vendimi i 14 marsit

Më 14 mars 2023 KQZ nuk regjistroi PD e Bashës në zgjedhje me pretendimin se nuk ka bazë ligjore e nuk duhet të pranohet. Ai solli në vëmendjen deklaratën solemne që çdo parti paraqet mes dokumentacionit të kërkuar për rregjistrim. Deklarata nga ana e Partisë Demokratike është e firmosur nga zoti Enkelejd Alibeaj, si person i autorizuar nga zoti Basha, tre ditë përpara dorëheqjes së tij në mars të vitit të kaluar por duhej të ishte firmosur nga Basha i cili rezulton ende si kryetar i PD-së në rregjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës. Sipas zotit Celibashi, duhet që të jetë ai që ta nënshkruajë, duke nënvizuar se ky është një përcaktim ligjor që nuk mund të delegohet.