Irani ka varur dy të rinj, njëri prej tyre kampion i karatesë, duke e çuar në katër numrin total të personave që janë ekzekutuar në lidhje me protestat që kanë përfshirë vendin që nga shtatori.
Mohammad Mehdi Karami, kampion iraniano-kurd i karatesë, dhe Seyed Mohammad Hosseini u varën herët në mëngjesin e të së shtunës. Ata dyshohet se morën pjesë në protestat kundër regjimit vitin e kaluar, ndërsa u dënuan për vrasjen e Seyed Ruhollah Ajamian, një anëtar i forcës paraushtarake Basij të vendit, në Karaj më 3 nëntor.
Mohammad Hossein Aghasi, një avokat që mbron Karamin, postoi të shtunën në Tëitter duke thënë se Karamit nuk i ishin dhënë të drejtat përfundimtare për të folur me familjen e tij përpara ekzekutimit.
Rreth 41 protestues të tjerë janë dënuar me vdekje në muajt e fundit, sipas deklaratave të zyrtarëve iranianë, por numri mund të jetë shumë më i lartë./ CNN
/rtsh.al/