Ballina Vendi Akuzat për udhëtimet me charter/ Rama: Shpifje monumentale e mln eurove

Akuzat për udhëtimet me charter/ Rama: Shpifje monumentale e mln eurove

2

Kryeministri Edi Rama sërish ka folur për akuzat e shpërdorimit të miliona eurove për udhëtimet jashtë Shqipërisë. Përmes rrjeteve sociale, Rama ka postuar kuotën e shpenzimeve të tij gjatë vitit të kaluar. Këtë shifër ai e ka krahasuar me ato të ish-kryeministrit Berisha gjatë vitit 2010-të, kur ishte në krye të qeverisë shqiptare.

Kujtojmë se më herët hakerat iranianë  publikuan të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama. Në materialin PDF me 65 faqe ka të dhëna të kreut të qeverisë që kanë të bëjnë me pasaportën, numrin e telefonit, adresën zyrtare ku banon, por edhe udhëtimet e tij jashtë shtetit nga janari 2005 deri në maj 2022.