Ballina Bota Aktualisht është nënë e 21 fëmijëve, 26-vjeçarja planifikon të ketë 105 fëmijë

    Aktualisht është nënë e 21 fëmijëve, 26-vjeçarja planifikon të ketë 105 fëmijë

    49

    Kristina Ozturk, një ruse me banim në Gjeorgji, është bërë nënë e 21 fëmijëve përmes surrogacisë, ku 20 prej tyre kanë lindur brenda një viti. Qëllimi i saj ambicioz është të ketë 105 fëmijë biologjikë me bashkëshortin e saj milioner, Galip,

    Ky fundit aktualisht po vuan një dënim me tetë vjet burg për akuza të lidhura me drogën. Rusja këmbëngul se është një nënë praktike pavarësisht se shpenzon 90 mijë euro çdo vit për 16 dado që kujdesen për fëmijët e saj.

    Një video në llogarinë e saj në Instagram shfaq vitet e lindjes dhe emrat e të gjithë fëmijëve të saj, përveç dy të lindurve në 2020, me fëmijën më të madh, Victoria, nga një lidhje e mëparshme, e lindur në 2014 dhe më të voglin, Olivia, e lindur në janar 2021.

    “Unë jam me fëmijët gjatë gjithë kohës, duke bërë të gjitha gjërat që bëjnë normalisht nënat”. Fëmija i tyre i parë Mustafa ka lindur më 10 mars 2020 ndërsa fëmija i tyre i 21-të Judy, është vetëm tre muajsh.