Një automjet i ambasadës ruse është përfshirë në një aksident mbrëmjen e së shtunës (11 maj), ku për pasojë ka humbur jetën 36-vjeçar rus dhe ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K. 30 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. M. 36 vjeç, është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital 36-vjeçari, ndërsa 30-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, teksa Policia ka nisur hetimet.
/rtsh.al/