Ballina Bota Aksidenti tragjik në Itali/ Mesazhi i Ministrisë së Jashtme: Nuk ka shqiptarë...

    Aksidenti tragjik në Itali/ Mesazhi i Ministrisë së Jashtme: Nuk ka shqiptarë në radhët e viktimave

    10

    Ministria e Jashtme ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Venecia.

    Përmes një njoftimi, ministria bën me dije se në radhët e viktimave nuk ka shtetas shqiptarë.

    Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Mestre . Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre.

     Mendimet dhe lutjet tona janë me ta. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë.

    Sipas informacioneve deri tani, nuk ka shtetas shqiptarë në radhët e atyre që kanë humbur jetën”, njofton policia./ CNA